Me 116 vota “pro” dhe dy vota “kundër”, Kuvendi kroat i ka dhënë dritën jeshile anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Votimi i protokollit është ndjekur edhe nga delegacioni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, pas votimit uroi Maqedoninë për hapat e saj dhe shtoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështetë në rrugën drejt eurointegrimeve.
Kroacia është vendi i pestë që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Para Kroacisë protokollin e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria. Ndërsa pasditen e sotme pritet ta ratifikojë edhe Mali i Zi.
Comments are closed for this post.