Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, me fjalët përfundimtare të të akuzuarve.
Në seancën e kaluar fjalët përfundimtare i thanë të akuzuarit Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Mlladen Dodevski dhe Jane Çento, të cilët ngarkohen për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.
Pepiq tha se nuk ka qenë pjesë e asnjë shoqërimi kriminel, por në Kuvend ka qenë si skaut. Ndërsa i akuzuari Alimi tha se gjithçka që ka bërë më 27 prill, ka qenë me dije të eprorëve të tij. Ai tha se çelësat e dyerve të Kuvendit ia ka dhënë Goran Gjoshevskit-Levi, pasi nuk e ka ditur për çfarë i kërkon.
Ndërsa i akuzuari Durllovski tha se nuk ka mbajtur fjalime nxitëse, por vetëm e ka kënduar himnin.
Ndryshe, procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.
Comments are closed for this post.