Prokuroria Publike as sot nuk ka dhënë detaje për hetimet rreth gjuhës së urrejtjes pas aksidentit tragjik të së mërkurës. Ministria e Punëve të Brendshme, nga ana tjetër, ka konfirmuar se deri në mbrëmjen e djeshme janë proceduar pesë raste për të cilat thonë se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rastet, sipas MPB-së, hetohen nga prokuroritë kompetente në Shkup, Strumicë dhe Kumanovë. E sigurtë është se një ndër rastet që hetohet është postimi i profesores së Universiteti “Shën Kirilli dhe Metodi”, Biljana Vankovska, e cila disa çaste pas aksidentit shkroi “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”. Gjatë ditës, Rektori i këtij universiteti Nikolla Jankullovski u distancua nga qëndrimi i Vankovskës duke thënë se respekton lirinë e shprehjes por me qëllim që ajo të jetë në korniza të humanizmit, respektim të të drejtave të njeriut dhe para së gjithash në etikën shkencore.
Sociologu Ali Pajazi vlerëson se këto persona me ndikim që ushtrojnë gjuhën e urrejtjes janë të rrezikshëm për shoqërinë.
“Personat të cilat janë “VIP” ose që duhet të jenë rol model në shoqëri me kulturën, bontonin e tyre dhe me bagazhin e tyre intelektual, që duhet të frymojnë klimë pozitive te qytetarët, në veçanti te bota akademike dhe ajo studentore, në qoftë se nuk i përmbahen një kodi të diskursit të tyre publik dhe në qoftë se nuk shprehin një frymë të bontonit dhe të vlerave të mirëfillta mund të jenë jashtzakonisht destruktiv dhe të rrezikshëm duke pasur parasysh se masa dhe turma të tëra të njerëzve orientohen në bazë të fjalëve të lëshuara prej tyre”, u shpreh Ali Pajaziti, profesor
Vankovska nuk ishte e vetme. Përmbajtje të ngjashme me gjuhë të urrejtjes në baza etnike dhe politike u shpërndanë edhe nga persona të tjerë. Ata janë dënuar ashpër në rrjetet sociale kurse ka pasur edhe iniciativa për të kërkuar nga institucionet ndëshkimin e tyre. Deri tani, në pjesën më të madhe të rasteve, personat me ndikim që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi juridike.
Universiteti “Shën. Kirilli dhe Metodi” gjithmonë e mbështesin lirinë dhe të drejtën e çdo profesori dhe student të mendojë lirshëm dhe ta shprehë mendimin e tij. Qëndrimet, debatet dhe kritikat kundërthënëse janë me rëndësi të veçantë por ata duhet të jenë
Comments are closed for this post.