SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër K.P. (30) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Më 10.07.2025, rreth orës 22:10, në territorin e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e arrestuan K.P. (30) nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet një substancë e bardhë pluhur, dhe pas ekspertizës u konstatua se bëhet fjalë për kokainë me peshë neto prej 46.56 gramë.

Me K.P. është zhvilluar bisedë zyrtare dhe nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh.