Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski postoi një video në profilin e tij në Facebook në lidhje me ndërtimin e autostradës Gradsko-Prilep dhe përfitimet e saj, duke theksuar se siguria është përmirësuar ndjeshëm dhe koha e udhëtimit është zvogëluar.
Nikolloski thekson se autostrada është një përgjigje ndaj premtimit për një zgjidhje moderne dhe të sigurt rrugore që zvogëlon kohën e udhëtimit.
Ndërtuam autostradën Gradsko-Drenovë-Faris (Prilep). U premtuam qytetarëve të Prilepit, Manastirit, Resnjës, Krushevës, Mogilës, Novacit, Krivogashtanit dhe të gjithë rajonit të Tikveshit se do të ndërtojmë një zgjidhje moderne dhe të sigurt rrugore, dhe kjo autostradë është një përgjigje ndaj asaj që premtuam. Kemi përfunduar rrugën nga Drenova në Faris, e cila është pjesë e rrugës Gradsko-Prilep. Me një gjatësi prej 25 kilometrash, kjo rrugë përmirëson ndjeshëm sigurinë dhe zvogëlon kohën e udhëtimit nga Shkupi në Prilep dhe Manastir. Ne vazhdojmë të ndërtojmë Maqedoninë, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski në një postim në Facebook.
Comments are closed for this post.