Burime izraelite njoftuan se vazhdimi i përballjes së hapur ushtarake me Iranin, së bashku me zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, do ta çojë këtë regjim në një kolaps të rrezikshëm ekonomik dhe social që ka qenë i pashembullt që nga themelimi i tij.

Sipas Pars Today, kanali televiziv izraelit Channel 12 raportoi se vazhdimi i sulmit dhe përshkallëzimi i tensioneve me Iranin do të paraqesin një sfidë serioze për ekonominë izraelite.

Sipas raportit, sulmet e regjimit sionist ndaj Iranit dhe fillimi i luftës, përveçse çuan në një rritje të çmimit të naftës dhe arit në tregjet globale, njëkohësisht thelluan edhe sfidat ekonomike të regjimit izraelit duke rritur deficitin buxhetor, presionet inflacioniste dhe duke zvogëluar aftësinë e këtij regjimi për të kontrolluar shpenzimet.

Sipas një ankete javore nga ekspertët në Bankën e Punëtorëve të regjimit sionist, sulmi i këtij regjimi ndaj Iranit çoi në një rritje prej 11.7 % të çmimeve të naftës dhe një rritje prej 3.7 % të çmimeve të arit të premten. Kjo, ndërkohë që pasojat negative të luftës për  izraelin do të jenë shumë të paqarta dhe komplekse.

Sipas vlerësimeve të bankës, përshkallëzimi i luftës me Iranin pritet të ndikojë rëndë në rritjen ekonomike dhe të çojë në një rritje të ndjeshme të deficitit buxhetor. Ndërkohë, vendimi i kabinetit qeveritar për të vazhduar luftën me Iranin, së bashku me intensifikimin e operacioneve ushtarake në Gaza, do të rezultojë në veçimin e një shume të konsiderueshme dhe të madhe për buxhetin ushtarak, gjë që do të paraqesë një sfidë serioze për ekonominë.

Në këtë drejtim, Jonathan Katz, kryeekonomisti vlerëson se vazhdimi i luftës do të çojë në një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake dhe në paralizën e ekonomisë.

Ndërkohë, gazeta izraelite “Calcalist” paralajmëroi për rënien ekonomike të Izraelit, duke theksuar se izraelit i ka përdorur të gjitha rezervat e tij financiare dhe se deficiti i shpallur është 4.9%. Kjo pavarësisht faktit se përballja ushtarake e këtij me Iranin nuk është përfshirë në buxhetin e tyre.

Adrian Filut, një analist ekonomik në “Calcalist”, paralajmëroi se vazhdimi i luftës do të çojë në një rritje të deficitit fiskal dhe zgjerim të borxhit publik, gjë që do të çojë në një ulje të mëtejshme të vlerësimit të kreditit të Izraelit dhe huamarrjes nga tregjet ndërkombëtare.

Filut, duke theksuar se shpenzon më pak për shërbimet civile sesa mesatarja e vendeve anëtare të OECD-së në rrethana normale, shkroi se nëse regjimi detyrohet të ulë më tej shpenzimet, ai do të përballet me një kolaps gradual shoqëror.

Kolumnisti raportoi gjithashtu se izolimi politik i regjimit sionist është rritur që nga 7 tetori 2023 (Operacioni “Stuhia Al-Aksa”) dhe se një përshkallëzim tjetër dhe i mëtejshëm do ta thellojë këtë izolim dhe do ta bëjë regjimin izraelit një treg jo tërheqës për investitorët ndërkombëtarë. Sidomos pasi bota e sheh këtë regjim si një kabinet të ekstremit të djathtë që nuk ka legjitimitet ndërkombëtar dhe e ekspozon rajonin ndaj krizës.