Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase më 3-4 mars 2025, që do të mbahet në Republikën e Hungarisë.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas rendit të ditës, është paraparë takim kokë më kokë i kryeministrit Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas do të ketë një seancë të përbashkët qeveritare mes dy qeverive.

Në kuadër të vizitës, Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë Peter Sijarto do të nënshkruajnë një Plan Veprimi për shkëmbimin e ekspertizës nga Akademia Diplomatike Hungareze për Nëpunësit Publikë për temat e pranuara reciprokisht të integrimit në BE, proceset e administrimit të politikave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe tregtisë së jashtme.

Pas përfundimit të seancës ndërqeveritare, konferencë të përbashkët për media do të mbajnë kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Hristijan Mickoski dhe ai i Qeverisë hungareze, Viktor Orban.