Kujdesi i një qeverie për qytetarët e saj reflektohet në kapacitetet që ajo ndërton dhe burimet që vë në dispozicion. Me këtë konferencë për shtyp, dëshirojmë të shënojmë dhe shpallim fillimin e rindërtimit të dy objekteve jetike, për të cilat folësit e mëparshëm tashmë kanë folur në detaje, përkatësisht Spitalin e Qytetit 8 Shtatori dhe Shën Apostoll Pavli – tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se shëndetësia ishte një nga fushat më të neglizhuara ku shpërfillja e vazhdueshme e qeverisë së mëparshme çoi në shembjen e spitaleve dhe objekteve tashmë të rrënuara.

Këtu më duhet të bëj nderime për një pjesë të madhe të stafit të përkushtuar shëndetësor, të cilët edhe në kushte të tilla vazhduan të punojnë me përkushtim dhe në disa kushte nën standarde dhanë maksimumin.

Nuk do të përsëris atë që folësit e mëparshëm, për karakteristikat teknike të këtyre dy projekteve, për gjithçka që do të rinovohet, etj. Në fund dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit Aleksandar Nikoloski, për ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe për drejtorin e Spitalit 8 Shtator dr. Sinisha Stojanoski për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtyre projekteve – tha kryeministri.

Në fund, Mickoski shtoi:

Në përgjithësi, këto janë investime dhe projekte madhore për objekte të një rëndësie thelbësore për vendin tonë. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve, krijimin e vlerës së shtuar dhe luftën për një jetë më të mirë të qytetarëve. Është e rëndësishme të dini se ne duhet të ecim përpara dhe Maqedonia do të jetë sërish e juaja.