Pas një pauze prej 12 vitesh Kodra e Diellit do të presë përsëri “Kupën e Sharrit” garën më të vjetër ndërkombëtare të skijimit në Ballkan.
Në edicionin e këtij viti i cili është i 41 me rradhë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 shkurt, do të marrin pjesë garues nga Maqedonia, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Kosova dhe Qipro.
“Luginat e mbushura me dëborë të Kodrës së Diellit do të jenë qendra e garave emocionuese, euforisë dhe kthesave të papritura – pikërisht ajo që e bën skijimin alpin sport të kampionëve të vërtetë”, thanë nga Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”.
Organizatorë të ngjarjes janë Federata e Skijimit të Maqedonisë, me mbështetje nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit (FIS), Ministria e Sportit, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit, UNI Banka, PSS, MRTV dhe Vertigo.
Ky konkurrim ka nisur historinë e tij që në vitin 1947, ndërsa që nga viti 1954 është bërë pjesë e kalendarit të FIS.
Comments are closed for this post.