Kryeministri Hristijan Mickovski vazhdon ditarin e tij. Ai për 7 ditë pas marrjes së detyrës ka marrë vendim për 250 milionë euro për projekte zhvillimore dhe kapitale të komunave.

Në statusin e tij thuhet:

Ne premtuam zhvillimin e komunave dhe tani po e realizojmë duke siguruar 250 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës.

Kam pasur një takim pune me ministren e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ministrin e vetëqeverisjes lokale Zlatko Perinski, ku kemi përcaktuar mënyrën e ndarjes së mjeteve për komunat. Pas ribalancimit dhe vendimit të Qeverisë në fund të muajit të ardhshëm, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrje për të gjitha komunat që të aplikojnë për këto mjete. Mjetet janë të destinuara për investime kapitale, duke përfshirë shkolla, kopshte, ujësjellës, kanalizime dhe infrastrukturë rrugore.

Në këtë mënyrë realisht përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe e vendosim shtetin në funksion të nevojave të tyre.

Është koha që shteti të bëjë më shumë për çdo qytetar. Po punojmë me gjithë energjinë tonë për të realizuar premtimin.

Ne përmbushim!

Për ju Maqedonia Për ju