Numri i ukrainasve që janë larguar nga shteti i tyre si pasojë e sulmeve ruse, ka arritur në 3.5 milionë, ka bërë të ditur të martën Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Sipas kësaj agjencie, më shumë se 2 milionë banorë kanë kaluar vetëm përmes kufirit me Poloninë, raporton Sky News të martën.
Ndërkohë, të tjerët kanë ikur për në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.
Është vlerësuar po ashtu se miliona qytetarë të tjerë ukrainas janë zhvendosur përbrenda shtetit, që kur ka nisur pushimi rus, më 24 shkurt.
Sipas OKB-së, numri total i ukrainasve të prekur nga lufta është afër 10 milionë.
Comments are closed for this post.