Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë sjell si donacion mbi 25 mijë testeve për CoVid-19. Këtë e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, pas insistimit të Alsat, lidhur me çështjen e furnizimeve publike për testet e tenderuar nga jashtë.
“Donacionet që nga fillimi i epidemisë janë: 5,000 teste nëpërmjet UNICEF-it, 300 teste të shpejta nëpërmjet Allanser-it dhe 20,000 teste të shpejta nëpërmjet ATC Grup”, njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë.
Shumica e këtyre teste të donuara përmes Ministrisë së Shëndetësisë kanë përfunduar në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, i cili është njëri nga 10 laboratorët në vend që po bëjnë teste të tilla. Nga ISHP na thanë se çmimi i testeve të donuara nuk llogaritet në koston e faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, organ, i cili është përgjegjës të paguaj këto shpenzime.
“Çmimi i një testi për detektimin e virusit korona është 3,500 denarë. Fondi e ka pranuar këtë kosto, përveç nëse reagensët ose mjetet tjera janë donacion, të cilat përdoren gjatë testimit. Testet e donuara hiqen nga përllogaritja e kostos së shërbimit të një testi”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Përfshirë edhe testet e 24 orëve të fundit, deri më tani janë bërë 92.550 teste në vendin tonë. Afër 9% e këtyre testeve kanë rezultuar pozitiv. Çmimi tenderues i një njësie është 57 euro, duke arritur në koston mbi 5,36 milion euro të shpenzuar nga arka e shtetit.
Comments are closed for this post.