Në shkurt Vlogerja bukuroshe koreano jugore, Dawn Lee u diagnostifikua me limfoma, një lloj kanceri në gjak.
Ajo vendosi të ndajë eksperiencën e saj të kimioterapisë në YouTube, dhe videoja u pa nga miliona njerëz.
Vlogerja ka mbi 600 mijë followers.
“Fillimisht mendova të vija paruke. Më pas mendova. Pse duhet të fshihem. Nuk është turp” i tha ajo BBC.
Në video është dhe momenti kur i bien flokët dhe i gjithë jastëku mbushet me flokë.
“Qava shumë dje. Nuk mund të qaj më sot. Flokët rriten sërish” thotë në video 26 vjeçarja.
“Pashë që shumë njerëz u inkurajuan nga historia ime dhe kjo më gëzoi shumë. Të shikosh njerëz që janë në situatën tënde të bën të ndihesh komode”
Videoja ku 29 vjeçarja qeth flokët tullac është parë nga mbi 3.9 milionë herë.
“Nuk e prisja që njerëzit ta shikonin”.
Më pas i tregon të dashurit të saj flokët e qethur.
Në video i dashuri i thotë të mos qajë, për ndryshe nuk i jepte kapelen” të cilën ia kishte blerë si dhuratë”
Vlogerja bukuroshe tregon se një eksperiencë e tillë, siç thotë ajo; “Ndihmoi shumë të kontrollojë mendjen. Të pretendoja se isha e fortë për të luftuar kancerin (qesh). Nëse je e fortë mund ta përballosh ”.
Comments are closed for this post.