Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (10.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 gjoba, nga të cilat 23 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim të automjeti nën ndikimin e alkoolit.
“Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për shofer fillestar, pesë masa për kalimi në sinjal të mbyllur (semafori i kuq), dy sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.