Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.876 testime të realizuara, 14 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 2 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.797 qytetarë.
Prej tyre, janë shëruar 150.126 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.487 pacientë. Raste aktive në vend janë 184.
Comments are closed for this post.