Qeveria në seancën e djeshme të 158-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve me kondicionerët me efikasitet të lartë inverterë për amvisëritë në komunën e Manastirit, Kërçovës, Tetovës dhe Shkupit, të cilët shfrytëzojnë pajisje joefikase energjetike për ngrohje me derivat të ngurtë dhe fosil, me çka seriozisht ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, për realizimin e kësaj mase Qeveria i rekomandon këshillit drejtues të SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut në kuadër të përfitimit të akumuluar, të sjell vendim për sigurimin e mjeteve në vlerë prej 618.000.000 denarë për subvencionimin e qytetarëve për furnizim të inverterit me efikasitet të lartë, si dhe të sjell vendim për sigurimin e mjeteve për fushatë publike edukative për kontributin nga implementimi i masës për shëndetin e qytetarëve dhe për mënyrën në të cilën ajo do të zbatohet.

Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe inkluzivitet në realizimin e masës, Qeveria do ta ftojë Këshillin për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, të nominojë dy organizata ekologjike qytetare të jenë të përfshira në implementimin e kësaj mase, theksohet në kumtesë.