Ekspertët bënë me dije se deri në 10 mijë pinguinë të vegjël kanë ngordhur në Antarktidë për shkak të shkrirjes së akullit. Akulli poshtë pinguinëve u shkri dhe u shpërbë përpara se zogjtë të mund të zhvillonin pendët e papërshkueshme nga uji të nevojshme për të notuar në oqean.
Kjo është arsyeja pse ata me shumë gjasa u mbytën ose ngrinë, raporton BBC.
Shkencëtari Peter Fretwell tha se më shumë se 90 për qind e kolonive të pinguinëve perandorë parashikohet të jenë pothuajse të zhdukur deri në fund të shekullit për shkak të ngrohjes globale.
Comments are closed for this post.