Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re në rrjetet sociale, me të cilën i është adresuar popullit ukrainas.
Zelensky tha se ushtria ruse ka pësuar humbjen më të madhe në dekada – duke pretenduar se grupe taktike të batalionit të 31-të të ushtrisë ruse, tani janë të paafta për luftime.
Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kryetarit të Melitopolit, i cili u raportuar se mbrëmë është rrëmbyer nga forcat ruse – duke theksuar se ka diskutuar për këtë me liderin gjerman dhe atë francez.
Presidenti ukrainas ka bërë të ditur se Ukraina po punon me Komisionin Evropian, për një procedurë të përshpejtuar për anëtarësim në BE.
Comments are closed for this post.