Në mesazhin e fundit drejtuar kombit ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se tashmë Ukraina është shumë pranë paqes dhe fitores së kësaj lufte, duke lënë të nënkuptohet se një marrëveshje armëpushimi me Rusinë është pranë.
“Ne po i afrohemi paqes, po i afrohemi fitores. Kjo luftë nuk mund të jetë pa fitore. Kështu do të jetë. Ne nuk mund të ndalemi as një minutë sepse çdo minutë ka të bëjë me fatin tonë, të ardhmen tonë dhe mbijetesën tonë”, tha Zelenesky.
Gjithashtu, kreu i Ukrainës, falënderoi shtetet anëtarë të BE për mbështetjen e treguar gjatë samitit të fundit dhe i kërkoi Hungarisë që të pozicionohet se në cilën anë do të qëndrojë.
“Hezitoni të ndani mendjen nëse do të vendosni sanksione apo jo? Hezitoni të vendosni nëse do të kaloni armë apo jo? Jeni në mëdyshje të vendosni nëse do të bëni tregti me Rusinë apo jo? Nuk ka kohë për të hezituar. Është koha për të vendosur”, deklaroi presidenti.
Comments are closed for this post.