Pamjet e masakrimit të shqiptarit Arbër Bako në burgun famëkeq grek Koridalos kanë llahtarisur shqiptarët edhe grekët duke pasqyruar brutalitetin në burgjet e vendit fqinj, ku shqiptarët përbëjnë 1/4 e totalit të të burgosurve.
Autoritetet greke dyshojnë se urdhri për vrasjen e Bakos është dhënë nga brenda burgut dhe pikërisht nga një shqiptar, i cili ka qenë më parë shok i shqiptarit nga Kuçova, shkruan Albeu.com.
Policia dyshon se Klodian Lekocaj nuk ia ka falur Arbër Bakos dëshminë kundër tij në vitin 2014, prej të cilës ai gjendet në burg.
Kur u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vrasjeve me pagesë, Bako tregoi mbi krimet që kishte bërë grupi duke nxjerrë edhe emrin e Lekocajt si edhe të pesë personave të tjerë që gjendeshin në grup.
Ata ishin vrasës me pagesë dhe dyshohet se ekzekutuan edhe avokatin Mixalis Zafiropoulos.
Policia greke ka gjithashtu një bisedë të regjistruar të Klodian Lekocaj me të burgosurin Ibrahim Brahimllari, i cili goditi Albert Bakon.
Në këtë bisedë, bosi i mafias së burgut madje duket se qorton vrasësin e Bakos pse ai e ka vrarë atë jashtë qelisë së burgut, ndryshe nga çfarë ishte planifikuar.
Kjo kishte sjellë pasoja, pasi kamera të sigurisë kishin filmuar skenën duke djegur një
bashkëpunëtor 25-vjeçar grek këtë herë, i cili ishte urdhëruar që pas lirimit të tij të kryente detyra të caktuara që banda do t’i besonte.
“Të thashë 100 herë që ta bësh brenda dhomës tënde”, i tha Lekocaj për të marrë si përgjigje justifikimin: “Nuk bëhej. Si mund ta bëja Brenda dhomës kur ai po më shikonte? Prisja të kthehej pak që të mund të nxirrja thikën. E gjeta rastin vetëm aty tek dera, sapo u kthye ia futa një në zverk”.
Comments are closed for this post.