Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev me sekretarin e përgjithshëm Lupço Nikollovski sot u takuan me kryetarin e Këshillit Nacional të Austrisë, Volgang Sobotka.

Në takim ishte biseduar për progresin e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, procesin e reformave, si dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.

Kryetari Zaev theksoi se të gjitha institucionet janë të përkushtuara fuqishëm në agjendën evropiane, ndërsa kjo është konfirmuar edhe me raportin e fundit të Komisionit Evropian ku është shënuar progres shumë i rëndësishëm në pjesën e reformave në gjyqësor, sektorin e sigurisë dhe administratës.

“Në periudhën e kaluar si shtet dhe institucione treguam motivim të fuqishëm në procesin e reformave që të japim argumente plotësuese para BE-së. Sollëm vendime serioze ligjore të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët, në mesin e të cilave edhe Ligjin për Prokurorinë Publike që u miratua me shumicë prej dy të tretave, me çka treguam se interesat shtetërore janë para atyre partiake dhe në këtë drejtim vazhdon”, theksoi kryetari Zaev.

Kryetari Zaev porositi se Austria është partner serioz dhe politik i Maqedonisë së Veriut dhe për këtë është me rëndësi që bashkëpunimi të thellohet.

“Austria, me kompanitë e saja të cilat janë të pranishme këtu është një nga partnerët më të mëdhenj dhe seriozë ekonomikë të Maqedonisë së Veriut. Përveç se në ekonomi, Austria pozitivisht ndikon edhe në reformat në arsim përmes zbatimit të procesit të arsimit dual në zbatimin e të cilit marrin pjesë edhe kompani me kapital austriak”, theksoi Zaevi.

Nga ana e kryetarit të Këshillit Nacional austriak, Sobotka ishte theksuar se Austria është mbështetëse shumëvjeçare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane dhe se para partnerëve evropianë do të angazhohet gabimi i tetorit të përmirësohet. Sobotka e përshëndeti suksesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në reforma dhe shfaqi bindje se bashkëpunimi i mirë ndërmjet të dyja vendeve do të intensifikohet.

LSDM- Qendra për Komunikime me Publikun