Tragjedi familjare në Prilep ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një qytetar i Prilepit ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten dhe nënën e saj ndërsa ka plagosur dhe vëllain e bashkëshortes. Në tentim të zmbrapset, lëndime ka marrë edhe vetë autori i tragjedisë, i cili së bashku me vëllanë e bashkëshortes së ndjerë të tij janë dërguar në Spitalin e Prilepit për ndihmë mjekësore. Prokuroria Publike ka bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes , ndërsa ka dhënë urdhër për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, pasi si pasojë e marrëdhënieve të jo të mira bashkëshortore ai jetonte i vetëm në të. Prokuroria ka njoftuar poashtu se trupat e viktimave janë marrë për obduksion.
Comments are closed for this post.