Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot që ta vazhdojë seancën kuvendore të 13-të, në rend dite të së cilës është ndodhen ndryshimet e Ligjit për menaxhim me mbeturinat.

“Si grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkojmë nga Talat Xhaferi sot ta vazhdojë seancën e 130-të të Kuvendit, në të cilën ndodhen ndryshimet e Ligjit për menaxhim me mbeturinat, i cili është parashtruar nga partneri në koalicion i LSDM-së dhe për të paraprakisht u prononcuan se do ta mbështesin, ndërsa nga ana tjetër zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jai Makraduli në emisione debatuese tregon se është e pamundur të ndalohet importi i mbeturinave”, deklaroi sot në konferencën për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev.

Sipas tij, derisa opinioni tre vite zëshëm proteston dhe apelon lidhur me importimin e mbeturinave dyshuese nga ana e shteteve të huaja, pushteti i kryesuar nga LSDM-ja që asnjëherë nuk ka kryer kontroll të asaj çka në të vërtetë dhe çfarë mbeturine futet në vend, “sidomos në situatë kur Maqedonia është një nga vendet udhëheqëse në botë në ndotjen e ajrit”.

Ai pohon se Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor “tre vite ka qenë monitorues i shurdhër në futjen e mbeturinave të dëmshme në vendin tonë”.