Transportuesit priva nxorën në rrugë mbi 200 autobusë në rrugën Ilindenska, ata janë tubuar para Qytetit të Shkupit duke pritur takim me kryetaren Danella Arsovska.
Nëse deri të hënën nuk arrihet zgjidhje për borxhin ndaj transportuesve atëherë do të bllokohen tre udhëkryqet kryesore të kryeqendrës.
Rreth 200 autobusë dhe 300 shoferë dhe pronarë të autobusëve nga transportuesit privatë të “Slloboda prevoz”-it dhe “Mak-ekpres”-it për momentin po protestojnë në anën e djathtë të bulevardit “Ilinden”, për shkak të borxhit të papaguar nga ana e NQP “Shkupi”./Alsat/
Comments are closed for this post.