Një grup oficerësh të lartë të ushtrisë së Gabonit u shfaqën në televizionin kombëtar sot herët duke njoftuar se kanë marrë pushtetin.
Lëvizja erdhi menjëherë pasi Qendra Zgjedhore e Gabonit (CGE) konfirmoi se presidenti aktual Ali Bongo fitoi zyrtarisht mandatin e tretë si president me 64,27 për qind të votave.
“Sot, më 30 gusht 2023, ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë të bashkuar në Komitetin për Tranzicionin dhe Restaurimin e Institucioneve (CTRI), në emër të popullit të Gabonit dhe garantues të mbrojtjes së institucioneve, kemi vendosur të mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”, tha zëdhënësi.
Ai deklaroi anulimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 26 gushtit, mbylljen e të gjitha kufijve deri në njoftimin e radhës dhe shpërbërjen e të gjitha institucioneve të republikës.
Rezultatet e zgjedhjeve “janë të cunguara”, tha ai, duke i shpallur ato të pavlefshme.
Comments are closed for this post.