Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ju bën thirrje shkupjanëve që në mënyrë racionale dhe me kujdes ta shfrytëzojnë ujin në ditët me temperatura shumë të larta. Veçanërisht që të shmanget shpenzimi i panevojshëm i ujit për ujitje.
“Në bazë të të dhënave nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për temperaturat e larta të cilat këto ditë mbërrijnë edhe mbi 40 gradë Celsius, si dhe të dhënat e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup për konsumin e rritur të ujit i cili për çdo ditë tejkalon 300.000 metra kub, ndërmarrja u bën thirrje qytetarëve të Shkupit për përdorim racional të ujit që të shmanget ujitja e hapësirave më të mëdha dhe shpenzimin e panevojshëm të ujit gjatë ditëve të nxehta”, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Comments are closed for this post.