Tuneli parë në botë për anije, raportohet se do te ndërtohet në bregdetin e Norvegjisë. ‘Stad’ do të jetë tuneli i shpuar mes rreth 1.5 km shkëmb me kosto rreth 300 milionë dollarë, në të cilin do të kalojnë anijet komerciale.
Kjo pasi ujërat e trazuar të gadishullit Stad raportohet se i kanë kushtuar jetën shumë detarëve, shkruan e përditshmja britanike TheSun.
Deti Stadhavet ka disa nga rrymat dhe baticat më të ashpra, duke bërë që anijet të detyrohen të presin në gjire për ditë të tëra.
Terje Andreassen i administratës bregdetare norvegjeze tha për rrjetin CNN Travel: “Bregdeti ynë këtu është i ashpër, me stuhi dhe rryma të çuditshme.”
Por idea e një kalimi të tillë ujor nuk është e re teksa ka lindur rreth 150 vjet më parë, por siç rapotohet gjërat nuk bënë shumë përpara, derisa u krijua koncepti i saktë i tunelit ujor Stad në 2013, ndërsa pas tetë vjetësh qeveria i ka dhënë dritën jeshile.
Tuneli ri do të jetë 35 metra i gjerë dhe hyrje daljet do të kontrollohen me “semaforë” dhe fasha të caktuara orare./TheSun/
Zyrtarët thanë se do të përdorin shpërthime për hapjen e tij ndërsa punimet pritet të fillojnë në 2025 dhe të zgjasin rreth gjashtë vjet.
Comments are closed for this post.