Një 15-vjeçare nga Vitia, e Kosovës dyshohet se është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur 10 persona.
15-vjeçarja ishte nxënëse në një nga klasat ku ndodhi sulmi. Mes viktimave është edhe autori i masakrës, një 21-vjeçar, ish-nxënës i cili u gjet i vetëvrarë në një nga tualetet e shkollës.
Nga kjo tragjedi mbetën të vrarë 9 nxënës, një mësues dhe autori i krimit. I riu dyshohet se hyri në dy klasa në shkollën e mesme austriake me dy armë, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Aktualisht, raportohen për 30 persona të plagosur.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani në reagimin e saj tha se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.
‘Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim’, shkroi Osmani në platformën ‘X’.
Comments are closed for this post.