Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qendër në Shkup që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, sonte në orën 19.56 minuta, ka regjistruar tërmet me epiqendër 49 kilometra në perëndim të Shkupit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në pjesën e pollogut, respektivisht në Bogovinjë të Tetovës.