Të zbatohen rekomandimet për ndëshkim sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal për të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët i shkelin vendimet e sjellura nga ana e Inspektoratit shtetëror për punë dhe Inspektoratit shtetëror të tregut dhe të njëjtat të procesohen te Prokuroria Publike e Republikës të Maqedonisë së Veriut që të veprojë sipas kompetencave të tyre të konfirmuara ligjore.
Kjo është një nga konkluzionet e seancës së djeshme të 17-të të Qeverisë, përveç konkluzioneve të miratuara, masave dhe rekomandimeve në funksion të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID-19 (koronavirus).
“Njëherit obligohen Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Inspektorati shtetëror i tregut dhe Inspektorati shtetëror për punë t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet nga kompetenca e tyre për zbatimin dhe operacionalizimin e të gjitha masave, rekomandimeve dhe drejtimeve të miratuara nga Qeveria në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, përfundoi Qeveria.
Comments are closed for this post.