Besoj thellësisht në potencialin e marrëdhënieve tona. Në fuqinë e diplomacisë së bazuar në respekt. Dhe në aftësinë tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme që do të jetë funksionale. Jo vetëm sot, por edhe për brezat që do të vijnë, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pas takimit me homologun e tij grek, Јorgos Gerapetritis dhe tha se “respekti i ndërsjellë është themeli mbi të cilin ndërtohet bashkëpunimi i qëndrueshëm”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.