Pas mbledhjes së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, ku mori pjesë edhe kryetari i partisë, Arben Taravari, ku me deklaratë u konfirmua koalicioni me bllokun opozitar shqiptar, një mbledhje tjetër e thirrur nga kryetari i Kuvendit Qendror i partisë, Ziadin Sela, është caktuar për sot në Shkup.
Në ftesën për mbledhjen e sotme, pika e parë e rendit të ditës është raporti i kryetarit të partisë për zhvillimet politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ndërsa pika e dytë është shqyrtimi i vendimit të kryesisë së partisë nga 21 tetori vitin e kaluar, sa i përket performancës së partisë në zgjedhjet parlamentare.
Sela në një prononcim për mediat tha dje se në takim ka qenë i ftuar edhe Taravari, i cili është në dorën e tij nëse do të vijë apo jo. – E kam ftuar, si çdo deputet tjetër të Kuvendit Qendror me ftesë publike. Është punë e tij nëse do të vijë apo jo. Vendin e ka për të ardhur, tha Sela.
Comments are closed for this post.