Xhezair Rexhepin e takuam duke mësuar nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike të Gostivarit se si të punojnë në qeramikë.
Ky zanat është drejte zhdukjes thotë Xhezairi dhe kjo thotë se e ja inspiruar që të mësojë nxënës se si të bëjnë enë të ndryshme nga balta.
“Qëllimi kryesor është që të motivoj sa më shumë njerëz dhe sa më shumë të rinj, artistë që të merret gjithë kohen me këtë profesion, ndoshta ne e kemi vonë për ta filluar por të rinjtë mund ta fillojnë si profesion dhe të bëjnë gjëra të mira si për vendin ashtu edhe për vete”, tha Xezair Rexhepi, profesor.
Nxënësit e interesuar thanë se nga kjo punëtori u lindën ide për të hapur edhe ndonjë biznes të vogël apo dyqan me suvenire prej balte për vizitoret e huaj dhe të vendit.
“Më herët nuk kemi punuar në projekt të tillë dhe kjo ka qenë një përvojë shumë e mirë, dhe kjo ishte ide e profesorit që na ligjëron artin. Dhe për të gjithë ato të rinj që humbin kohën kotë kisha thënë që të vazhdojnë atë që duan pasi as unë nuk kam ditur t’i bëj këto por me përvojën që bëmë këtu katër ditë kemi mësuar shumë”, tha Israna Ibrahimi, nxënëse.
“Drejtimi jonë na lidh edhe më këtë, dhe mendoj të bëhem një arkitekt i ardhshëm. Këto janë punimet që i kemi bërë, kjo është një enë e thjeshtë por kemi bërë edhe punime tjera dhe këto i bëmë për një kohë të shkurtër”, theksoi Fitim Useini, nxënës.
Punëtoria e qeramikës “Terra Art” realizohet për here të katërt në Gostivar dhe çdo vit marrin pjesë mbi 30 nxënës. Qëllimi kryesor është që të mbahet gjallë ky zanat i cili në vendin tonë është drejt zhdukjes.
Comments are closed for this post.