Hulumtimet flasin se mbi 50 për qind e çifteve të cilat janë në lidhje prej dy deri pesë vite, thonë “Të dua” së paku një herë gjatë ditës. Megjithatë, pas vitit të dhjetë të përbashkët, ai numër ulet në 33 për qind dhe më pak…
Por, psikologët thonë se njerëzit nuk duhet të heqin dorë nga kjo shprehi, për shkak të lidhjes së suksesshme dhe afatgjate.
“Ato dy fjalë – ‘Të dua’ janë si oksigjen dhe ushqim për lidhjen. E mirëmbajnë në jetë. Me shumë pak mund, fitoni shumë”, thotë psikologja, Lisa Arango.
Sipas saj, ato e rrisin besimin e ndërsjelltë dhe e përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme në shtëpi.
“Shprehja e dashurisë në cilën do formë, është e dobishme për shëndetin tuaj. Çdoherë kur japim dhe pranojmë dashuri, trupat tanë e tajisin hormonin oksitocin, i cili na bën më të lumtur dhe na ndihmon në përballjen me stresin”, konsideron Aranga.
Dhuratat, komplimentimi dhe buzëqeshjet tek partneri apo partnerja do t’Ju lumturojë njejtë sikur kjo të ju ndodhte juve.
Prandaj, nëse e doni dikë, thuajuni që i doni. Kështu, edhe Ju, por edhe ai/ajo do të jeni më të lumtur.
Comments are closed for this post.