Pas stuhisë së fortë që goditi Shkupin pasditen e sotme, qytetarët kanë raportuar në 112 për rëna të drunjve, përmbytje të bodrumeve dhe dëmtime të makinave.
Nga moti i keq që goditi sonte Shkupin, në qendrën operative të QMK-së janë pranuar rreth 70 raporte nga 112, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rënjen e drunjve në komunat Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër.
Raportime për bodrume dhe rrugë të përmbytura ka edhe në Butel dhe Gjorçe Petrov. Të gjitha raportet janë transferuar institucioneve kompetente.
Comments are closed for this post.