Drejtori i NP “Rrugë dhe rrugica” – Shkup, Senad Smailloviq sot është shkarkuar nga funksioni.

Për shkarkimin publikoi kryetari i Shkupit Petre Shilegovi. “Të nderuar, më lejoni ta njoftoj opinionin se drejtori aktual i NP “Rrugë dhe rrugica” – Shkup sot është shkarkuar nga funksioni i tanishëm”, ka shkruar Shilegovi në profilin e tij në Fejsbuk.

Në buletinin e policisë dje ishte publikuar se më 25 gusht në orën 22.49 në rrugën “Vllado Malevski” në Strugë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Strugë e kanë privuar nga liria S.S. (33) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur kokainë.

Ai është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plot të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtesë përkatëse.