Fëmija i infektuar 15-të muajsh ka qëndruar në kopsht vetëm një orë në datën 9 shtator. Ditët tjera prindërit nuk e kanë dërguar, ndërsa dje e kanë njoftuar kopshtin se përkundër gjithë familjes edhe fëmija është pozitiv me Kovid-19.
Ministrja Jagoda Shahpaska thotë se me zgjuarsi e ndjekin gjendjen në kopshte.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka informacion për fëmijën 15-të muajsh, i cili më 9 shtator vetëm një orë ka qëndruar në kopsht. Ditët tjera prindërit nuk e kanë dërguar. Në pyetjen e të punësuarve në kopsht pse fëmija mungon, kanë marrë informacion se bëhet fjalë nxjerrje të dhëmbëve dhe për atë fëmija mungon në kopsht. Dje më 14 shtator, rreth orës 16:00 kopshti është njoftuar nga ana e prindërve se përkundër gjithë familjes edhe fëmija është pozitiv me Kovid-19 dhe nuk do të shkojë në kopsht”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore, duke e përfshirë edhe shërbimin epidemiologjik, janë vënë në izolim të gjithë në atë grup, në të cilin ishte fëmija si dhe edukatorja dhe përkëdhelësja sipas protokollit dhe është bërë dezinfektim i jashtëzakonshëm i kopshtit.
“Si Qeveri kur i sjellim vendimet, të vetëdijshëm jemi për rreziqet që mund të dalin nga gjithë ky proces. Nuk është qëllimi ynë të rrezikojmë askënd, shëndeti i dikujt të vihet në rrezik. Me zgjuarsi e ndjekim gjendjen. Qëllimi ynë është në kohë të reagojmë me përfshirjen e të gjithë faktorëve të cilët e përbëjnë atë zinxhir të bartësve të vendimeve, të pjesëmarrësve në zbatimin e atyre vendimeve ose shfrytëzuesve të atyre”, tha ministrja Shahpaska.
Comments are closed for this post.