Së bashku me Kryetarin e Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara, Michael Whatley, në tribunën VIP-ave në Uashington, po ndjekim aktivitetet inauguruese të Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
Ky është mesazhi i kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ka postuar në Facebook foto me Whatley nga ngjarjet e inaugurimit të Trump.
Mickoski është i vetmi lider nga Ballkani në inaugurim. Ai zhvilloi takime të shumta me njerëz nga administrata e re amerikane dhe biznesmenë të afërt me Trump, duke përfshirë Riçard Grenell, Devin Nunes, Xhon Bitov, Marko Galina dhe biznesmenin Kris Pavlovski.
Comments are closed for this post.