Qeveria ka vendosur që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski. Vendimi është bërë i ditur pasditen e sotme në një konferencë për media nga zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, prokurorin publik e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi, e propozon Qeveria nga ata kandidatë për të cilët ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet dhe Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë.
Comments are closed for this post.