Nëpërmes kanalit U6e Big në Youtube në opinion janë publikuar inçizime të reja që kanë të bëjnë me procesin gjyqësorë “Haraçi”.
Në një pjesë të inçizimeve dëgjohen zëri i burrit i cili tregon se çanta me paratë nuk ka përfunduar te Zaevi. I njëjti zë zbulon se çanta e njohur “louis vuitton” është dërguar jashtë vendit dhe se në të njëjtën ka pasur të instaluar GPS.
Këtë radhë në inçizimet audio përmendet edhe emri i prokurores Vilma Ruskovska.
A do të zbulohet vendndodhja e çantës “louis vuitton” me para nga këto audio inçizimet, ngelë që të hetohet nga autoritetet kompetente./Telegrafi/
Comments are closed for this post.