Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në takim u shpreh kënaqësia për dialogun e vazhdueshëm politik, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, ndërsa u theksua përkushtimi i ndërsjellë për marrëdhënie të mira fqinjësore.
Të dy presidentët theksuan se si aleatë në NATO, të dy vendet janë të gatshme të pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me synimin për të kontribuar më aktiv në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe komunitetit euroatlantik.
Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Begaj shkëmbyen mendime dhe informacione për integrimet evropiane, si dhe për rezultatin e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel. Ata deklaruan nevojën e zhbllokimit të proceseve, si dhe vazhdimin e proceseve reformuese në të dy vendet.
Comments are closed for this post.