Opozita e majtë shqiptare, në krye me Xhaferin, Gashin dhe Kasamin e braktisi mbledhjen e kryesisë pas largimit nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Me daljen e kryetarit të Kuvendit nga mbledhja, u bë e pamundur diskutimi për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Isert Majiti ka treguar arsyen e largimit nga mbledhja e kryesisë.

Opozita shqiptare u largua nga mbledhja e kryesisë, pasi u largua edhe Talat Xhaferi, pikërisht në kohën kur ne po elaboronim për anëtarin në KSHZ që duhet ta merrte opozita, kështu që nuk kishte me kë të debatonte.Ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme për të mbahen më 4 dhe 28 prill dhe së bashku me raundin e dytë të 28 prillit të mbahen zgjedhjet presidenciale, mendojmë se duhet të ketë një qeveri teknike, por këtë herë ministrat duhet t’i takojnë opozitës shqiptare në mënyrë që një pjesë e regjimi hiqet njëherë e mirë dhe ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike – shpjegoi Mexhiti.