OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë vërejtjet e saja ndaj Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike. Dikasteri Drejtësisë konsideron se propozimet e opozitës bien në kundërshtim me rekomandimet Evropiane dhe kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.
Dallimet e theksuara mbeten tek përdorimi i “bombave” në proceset gjyqësore dhe modeli i funksionimit të PSP-së.
Jozyrtarisht mësohet se do të ketë takim të ri mes grupeve të punës, në të cilin pritet të marrin pjesë edhe liderët partiak.
Statusi i PSP-së, hetimet e hapura pas afatit për ngritjen e aktakuzave dhe rizgjedhja kryeprokurores, janë temat kyçe për të cilat LSDM dhe OBRM-PDUKM po mundohen të gjejnë marrëveshje.
Ndryshe, Ligji për Prokurorinë Publike me të cilin do të rregullohet edhe statusi i PSP-së, konsiderohet si kyç për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
/Alsat/
Comments are closed for this post.