Një shtetas i Maqedonisë me inicialet R.K, për të cilin ishte konstatuar se kishte ikur në Turqi ndërsa po deportohej nga Egjipti në Maqedoni, me arsyetimin se ishte një nga planifikuesit e sulmeve të organizatës terroriste ISIS, është arrestuar në një operacion të zhvilluar në Stamboll, raporton gazeta Cumhuriyet.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike e Stambollit kundër organizatës terroriste ISIS, është konstatuar se i dyshuari, shtetas maqedonas, kishte planifikuar një sulm në emër të organizatës.

Është konfirmuar se i dyshuari ishte arratisur në Turqi dhe ishte fshehur në Stamboll pasi ishte deportuar nga Egjipti në Maqedoni me arsyetimin se kishte marrë pjesë në planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u arrestua në një operacion të zhvilluar nga njësitë e Policisë së Stambollit.