Një delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim, i udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti dhe në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministrat Sadulla Duraku dhe Bujar Osmani, zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini dhe ministri për Investime Isen Xhemaili, zëvendësministra, sekretarë shtetëror, deputetë, kryetarë komunash dhe funksionarë tjerë, sot do të qëndrojnë për vizitë në disa vendbanime të Komunës së Sarajit.

Në vazhdim agjenda e vizitës:

Ora 13:00: Inspektim të punimeve për ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore “Sami Frashëri” në fshatin Gllumovë,

Ora 14:00: Vizitë në kompaninë “Eko Farm Shishovë” në fshatin Shishovë-Komuna e Sarajit,

Ora 15:00: Vizitë në kompaninë “JUS MB” në Saraj,

Ora 15:30: Vizitë në fshatin Bukoviç të Komunës së Sarajit,

Ora 18:00: Takimin me qytetarët që e organizon Komuna e Sarajit, ku kryetari i kësaj komune Blerim Bexheti para qytetarëve do të jep llogari për punën dyvjeçare.