Qeveria e SDS-së dhe BDI-së po bëjnë një grabitje masive në ELEM dhe TEC Manastir! Tenderët vulosen çdo ditë, normalisht për kompaninë e preferuar të konsullit të Bjellorusisë!

Gjithashtu, dhjetëra kamionë sjellin qymyr të importuar çdo ditë!  Ata kamionë tranzitojnë përmes Novacit për në TEC Manastir, akuzoi Aleksandar Nikolloski.

Në një aksident trafiku kur njëri prej atyre kamionëve u përplas me një traktor, një person humbi jetën. Prandaj banorët e Novacit po organizojnë protesta për t’i dhënë fund krimit në ELEM dhe TEC Manastir!

Të hënën e 27 majit nga ora 10 po ndodh një tjetër protestë e tillë! Banorët e Novacit kanë mbështetjen time Dhe për krimin në ELEM dhe TEC Manastir, menjëherë pas formimit të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të fillojnë procedurat përkatëse për pastrimin – shkruan Niikolloski në FB.