Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në kuadër të delegacionit qeveritar në një vizitë zyrtare bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar të Abu Dhabit, Lartësia e Tij Sheikh Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan.

Shumë tema të hapura dhe mundësi për bashkëpunim të fortë në shumë sektorë. “Kemi diskutuar për bashkëpunim në sferën e transportit dhe infrastrukturës, turizmit, bujqësisë dhe energjetikës”, informoi Nikolloski.