Zvëndëskryeministri dhe Ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, konsideron se vendimi i Qeverisë bullgare për riorintimin e fondeve për rindërtimin e seksionit nga Sofja në Pernik dhe nga Perniku në Radomir për ndërtimin e hekurudhës nga Sofja në Burgas, është një mesazh politik në lidhje me përkushtimin e tyre, respektivisht mospërkushtimin e tyre për ndërtimin e Korridorit 8 të hekurudhës dhe “dështimit” të propagandës kundër qeverisë, kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kundër tij.
“Janë dërguar letra tek Delegacioni Evropian, te Komuniteti Evropian i Transportit, por edhe te dy bankat, Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pasi Qeveria bullgare dje informoi se nuk janë paraparë mjete për linjën hekurudhore, e cila duhet të lidhë Sofjen dhe Shkupin përmes Korridorit hekurudhor 8”, tha Nikolloski.
Duke pasur parasysh se kemi nënshkruar marrëveshje kredie, konkretisht për Korridorin 8, në vlerë prej 350 milionë euro dhe nëse nuk shfrytëzohen duhet të paguajmë rezervime dhe në këtë rast fomdet nuk do të shfrytëzohen jo për fajin tonë, por për fajin e shtetit fqinj, prandaj, siç theksoi Nikolloski duhet të mbrojmë interesat financiare të shtetit.
Vendi ynë, tha ai, mbetet fuqimisht i përkushtuar në ndërtimin e Korridorit 8 hekurudhor. Në këtë moment po punohet në mënyrë aktive në pjesën e dytë, 34 kilometra, e cila shkon nga Beljakovca deri në qytetin e Kriva Pallankës.
“Në janar, më 17 janar, kemi nisur seksionin e parë nga Kumanova në Beljakovcë dhe mbetemi të përkushtuar për dialog me Bullgarinë, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët teknikisht të pranueshme, theksoj, për një tunel, i cili duhet të lidhë dy vendet për ndërtimin e seksionit të tretë. Sepse ne besojmë se Korridori 8 është i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin dhe për Evropën. Ky është korridori i NATO-s. Një korridor që është i dyti më i rëndësishëm për NATO-n dhe përkushtimi ynë mbetet”, thotë Nikolloski.
Comments are closed for this post.