Edicioni i gjashtë i Festivalit të Parkut në Gostivar (The Park Festival) fillon nesër më 23 korrik dhe do të zgjasë deri të premten (26 korrik). Përveç muzikës dhe festës do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera sjell një pasqyrë të asaj se çfarë pritet të ndodhë këto katër ditë.
Këtë vit festivali sjellë disa nga artistët më të njohur të industrisë muzikore shqiptare, ndërkaq nuk janë lënë anash as artistët vendas.
Natën e parë të festivalit (23 korrik) do të performojnë Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, Lumi B, David Dreshaj, Da Lee&Friends, Bletapërtace, Wavy, Doksi, Dj Tr3ndy, Lurro Music, Dj Ginger.
Ditëve në vijim do të ketë program artistik për fëmijët që përfshijnë shfaqje teatrale, performaca baleti dhe shumë aktivitete të tjera.
Natën e fundit (26 korrik) do të performojnë Mozzik, Melinda, Finem, Gjiko, Solo, Singi, Mak Zogaj, Xeno, Jole, Bay T, Agoni, Dj Nikk, Dj Knockout, Dj Ginger, 2Wins, Dj Icy.
Qytetarët biletat mund t’i blejnë online përmes mktickets.mk dhe theparkfestival.mk, ndërsa edhe në lokacionet fizike të poshtëshënuara.
Ndryshe, “The Park Festival” organizohet që nga viti 2019 në parkun e Gostivarit, i njëjti mbështetet nga disa sponsorë, Komuna e Gostivarit dhe Ministria e Kulturës, ku këtë vit siç theksuan nga festivali, përkrahja nga Ministria ka qenë minimale.
Comments are closed for this post.