Në orën 08:10 të mëngjesit të sotëm, një tërmet i dytë goditi Shqipërinë, vetëm 17 kilometra në verilindje të Qendër Zhupës, Maqedoni.

Tërmeti, sipas EMSC, ka qenë me magnitudë 4.5 ballë në një thellësi prej 10 kilometra, sipas informacioneve fillestare.

Pesë minuta më parë, i njëjti vend u godit nga një tërmet me magnitudë 3.3 gradë.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.